English

Meta: Unë, strategji për të marrë nga PS votat që na duhen për miratim ligjesh

Lezhë, 6 Tetor 2010 NOA – Ligji për Gjykatën Administrative shumë shpejt do të miratohet. Këtë premtim e lëshoi sot, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta i cili drejton dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, aktualisht forcë politike brenda mazhorancës së djathtë.

Deklarata e z.Meta u bë menjëherë pas një takimi që pati sot në Lezhë, me kryetarin e Bashkisë, z.Viktor Tushaj.

Duke iu referuar Gjykatës Administrative, Meta deklaroi se beson te ndërgjegjësimi i deputetëve të opozitës, të cilët do ta votojnë ligjin që mbron biznesin nga Qeveria.

“Ligji për Gjykatën Administrative pa dyshim që do të miratohet së shpejti dhe unë besoj se kjo do të jetë një ditë e afërt”.

“Natyrisht, - vijoi z.Meta, - mosmiratimi në Parlament në 30 shtator është përgjegjësia e atyre që nuk arrijnë të ngrihen mbi interesa të ngushta për të dhënë kontributet e tyre për krijimin e një gjykate e cila mbron biznesin nga vendimet arbitrare të institucioneve qeveritare”.

Kurse duke përfunduar se “unë besoj se do të rritet përgjegjësia e deputetëve të opozitës dhe ata do të kontribuojnë për të çuar përpara të gjitha reformat që kanë të bëjnë me integrimin e vendit”.

Gjithsesi, z.Meta nuk dha detaje per skemen qe ai do te perdorë për të arritur të "blejë" të paktën 10 vota që i duhen mazhorancës për të plotësuar numrin e nevojshëm prej 84 votash që duhen për ligje speicifike siç ishte ai për Gjykatat Administrative apo edhe ai ende pezull, për Kodin e ri Zgjedhor.

e.r/NOA

KOMENTE