Tiranë, 6 tetor, NOA – Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ku sipas të dhënave paraprake nga ministria e Energjetikës (METE), ai ka arritur aktualisht kuotën e 285.11 metrave.
Ndërkaq, thuhet se prurjet në këtë hidrocentral kanë arritur në nivelin prej 800 m3 /sek.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit tregojnë se hidrocentrali i Komanit është realisht në një kuotim prej 174.16 metrash, ndërsa thuhet se prurjet janë nivelin prej 1000 m3/s.
Në të tilla kushte, specialistët e energjetikës janë duke studiuar të gjitha situatat, në mënyrë që të mos mund të arrihet në nivelin e shkarkimeve, pasi dihet se ato shkaktojnë më pas probleme përmbytjesh në zonat përreth, siç është ajo e mbiShkodrës etj...(vijon).
n.e/NOA