Tiranë, 6 tetor, NOA - Moti i paqendrueshem do te na shoqeroje edhe gjate dites se neserme, e enjte 7 tetor 2010, ne te gjithe vendin. Ne fakt, intensiteti i shirave do te jete i dobet edhe pse shirat lokale do te jene te pranishme ne pjesen me te madhe te vendit. Ne mesdite, do te kemi pauze te pushimit te tyre duke u perqendruar vetem ne zonat malore.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te permiresoje kushtet atmosferike ne bregdet dhe zonen e ulet Ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet. Mbremja dhe nata do te largoje shirat gradualisht nha territori. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne vlerat e mengjesit por rritje te tyre do te kete ne vlerat e mesdites. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Juglindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det do te jete i ulet.
Europa
Europa juglindore si edhe Ballkani lindor do te perfshihen nga vranesira dhe shira ne forme rrebeshi, problematike ne keto zona do te jene edhe stuhite e forta te eres. Po ashtu ne kushte te vranesirave dhe shirave do te jene nje pjese e jugperendimit te kontinentit si edhe vendet Skandinave por shirat do te bien me intensitete me te uleta. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit europian do karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë
Greqia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Gadishulli i Ballkanit alarmon per shira te konsiderueshem;
Skandinavia do te mbetet me stuhi te forta ere dhe shira;
Spanja alarmon ere te forte dhe dallge te larta.
n.e/NOA