English

Obama letër Sejdiut: Kosova me ty arriti progrese

Prishtinë, 6 tetor, NOA - “Ju uroj për lidershipin dhe shërbimin në interes të vendit tuaj si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Kosova ka arritur progrese të mëdha gjatë mandatit tuaj, për të cilat Ju dhe shteti juaj duhet të krenoheni”.

Me këto fjalë të shkruara në një mesazh të veçantë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i është drejtuar ish-presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiut.

Duke e falënderuar për kontributin e dhënë si president i Kosovës, Obama ka vlerësuar se Sejdiu ka rolin e tij të pashlyeshëm në ecurinë e shtetit më të ri të botës.

“Në emër të popullit amerikan, ju shpreh falënderimet e mia më të thella për kontributin që ju keni dhënë për të forcuar miqësinë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës gjatë mandatit tuaj si President dhe vërtet, gjatë tërë karrierës suaj”, ka shkruar Obama ndër të tjera.

Duke përfunduar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për të punuar me pasardhësin tuaj dhe me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për të vazhduar progresin e arritur gjatë mandatit tuaj, me qëllim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin euro-atlantik”.

n.e/NOA

KOMENTE