English

Pasqyra e Shtypit, 6 Tetor 2010

Tiranë, 6 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 6 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratën e avokatit të Albino Prudentinos, i arrestuar në Vlorë para pak ditësh, se klienti i tij nuk është i përfshirë me mafian. Shoqëruar me deklaratat e kryeprokurores Ina Rama se do hetohet për akuzat e korrupsionit dhe mafias, nëse ka gjë të vërtetë. Ato paraqesin edhe rregullat e reja të Llotarisë Amerikane. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i takimit të Opozitës së Bashkuar, e cila ka paralajmëruar rinisjen e protestave më 15 tetor.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Prudentino: Unë, në një lojë politike”, i cili citon deklaratën e avokatit të Albino Prudentinos kundër akuzave si i lidhur me aktivitetet mafioze.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Fazlliç dhe Klark kërkojnë lojërat e fatit në Tiranë”, referuar takimit të ish-gjeneralit me Berishën dhe takimin e tij me Fazlliç në mjediset e hotel “Sheraton”-it.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Pensionet e ushtarakëve, si do të llogariten pagesat suplementare”, referuar vendimit të fundit të qeverisë.

“Universitetet, fituesit e fazës së fundit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Gati trafiku/ Opozita protesta në rrugë pas 15 tetorit”, i cili zbardh vendimin e marrë dje gjatë takimit të Opozitës së Bashkuar, për rinisjen e protestave më 15 tetor.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Prokuroria nis hetimet për prishjet e ndërtimeve në Hamallaj, Bojaxhiu merret në pyetje”.

Ndërkaq, lidhur me arrestimin e përfaqësuesit të Sacra Corona Unita, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Avokati i Prudentinos: Nuk është mafioz; Ina Rama: Do hetohet çdo akuzë për korrupsion”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vlerësimi i LSI/ Luan Rama: E majta ka nevojë për Fatos Nanon”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Prudentino, aksionet te kunati i dytë i Bregut”, i cili tregon detaje të reja të zbuluara për çështjen “Prudentino”.

“Shitet ‘Shpataraku’, socialistët: Antiligjore shitja”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Milo dhe Duka i kthejnë përgjigje Kristo Frashërit: Profesor, jemi keqkuptuar ”.

“Niki Vendola: Politikanë shqiptarë, të lidhur me krimin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Rimblidhen përkrahësit e Topit”, i cili tregon detaje nga takimi i djeshëm i zv/ministrit Nikollë Lesi me Shehin, duke kërkuar që ministrat e korruptuar që po denoncohen, të japin llogari.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rama pagëzon “Opozitën e Bashkuar”, Ruçi në Gjirokastër për çështjen Tavo”.

Ndërsa çështja Prudentino, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Bizneset e Prudentinos, prokuroria mësyn QKR-në”.

“Përleshja në Hamallaj, Bojaxhiu dëshmon në prokurori” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Ina Rama: Hetim për çdo akuzë që gjenden prova”, i cili i referohet deklaratës së bërë dje nga kryeprokurorja Ina Rama se është pro hetimit nga organi i akuzës të të gjitha akuzave politike për korrupsion.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Lind Opozita e Bashkuar, protesta në muajin që hiqen vizat”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Spahiu: Në ’97, u dogjën arkivat gjyqësore, sot dixhitalizojmë sistemin”.

Ndërsa në rubrikën “Intervista” do të lexoni “Luan Rama: Nano, themeluesi i së majtës moderne”.

n.e/NOA

KOMENTE