English

PDU në SHBA: Bashkërendim për zgjidhjen e çështjes kombëtare

Tiranë, 6 tetor, NOA - Në ditën e fundit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni i Partisë Demokraci dhe Unitet, i përbërë nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, zhvilluan një takim me ftesë të shoqatës “Vatra”.

Në këtë takim, me rëndësi të vaçantë ishte njohja e shoqatës atdhetare “Vatra” me gjithë punën dhe përpjekjet e PDU për promovimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe në veçanti asaj çame, ku me këtë rast, PDU dorëzoi një sërë materialesh, librash dhe një CD që tregon në mënyrë kronologjike të gjithë aktivitetin e saj deri tani.

Idrizi mbasi parashtroi punën e bërë dhe objektivat e PDU kërkoi nga “Vatra” mbështetjen morale të tyre për sensibilizimin dhe bërjen të njohur të çështjes çame në ambjentin politik të Shteteve të Bashkuara Amerikane.

PDU kërkoi nisjen e një bashkëpunimi serioz për të koordinuar të gjitha shoqatat, grupimet dhe individët me influencë të diasporës, asaj të vjetër dhe asaj të viteve të fundit për të organizuar një aktivitet mbarëshqiptarë në Tiranë ku të hidheshin themelet e një politike dhe axhend kombëtare shqiptare.

Axhendë kjo të cilët të gjithë faktorët e rëndësishëm do tja imponojnë në vazhdimësi të gjitha qeveritë shqiptare.

Një diskutim tjetër i rëndësishëm ishte rreth kërkesës së PDU drejtuar qeverisë shqiptare për komitetit shtetëror të diasporës, komitet ky që do të ndihmoi në indetifikimin, mbledhjen, promovimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme të shqipëtarëve kudo që jetojnë.

Një sërë temash të tjerash si komonuellthi ekonomik i zonave shqiptare të Ballkanit, njehësimi i gjuhës shqipe e të tjera ishin tema të këtij bashkëbisedimi.

Idrizi theksoi se gjëja me e rëndësishme në statutin e vatrës të shkruar nga vetë Noli kur fliste për çështje kombëtare i referohej vetëm Shqipërisë.

“Jo se ai nuk e dinte se Kosova, Çamëria, shqipëtarët e Malit të zi dhe Maqedonisë po jetonin nën rregjimet e egra të shteteve fqinje, por së në mendjen e tij kishte vetëm një Shqipëri. Kështu që edhe për ne të nderuar miq, bashkëkombas ka vetëm një Shqipëri kudo që jetojnë shqipëtarët. Ajo është Shqipëria e të gjithë shqiptarëve jashtë kuptimeve administrative dhe Vatra e di më mirë se të tjerët këtë fakt”, - tha Idrizi.

n.e/NOA

KOMENTE