English

PE: Shqipëria dhe Bosnja, më para se fqinjët e tyre me arritjet për vizat

Strasburg, 6 tetor, NOA Update – Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë treguar një ecuri edhe më të mirë se tre vendet e tjera fqinje të tyre, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni, gjatë periudhës së një viti më parë përmbushjes së kushteve për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Ky është vlerësimi tjetër pozitiv që eurodeputetët janë duke dhënë aktualisht në seancën e Parlamentit Evropian, e cila po zhvillohet mbi marrjen në shqyrtim të raportit përkatës për heqjen e vizave për këto dy vende të Ballkanit.

Sipas përfaqësueses së të Gjelbërve në PE, është fakt se këto dy vende, megjithë problemet që mund të kenë në disa fusha, apo parakushte që duhet të plotësojnë lidhur me regjimin e vizave, janë më para se tre shtetet e lartpërmendura vjet në këto kohëra, kur donin gjithashtu që të përfitonin nga heqja e vizave.

Ky fakt u mbështet edhe nga eurodeputetja Sarah Ludford, sipas të cilës “nëse Bosnjës dhe Shqipërisë nuk iu hiqen vizat, Bashkimi Evropian nuk do të dërgojë mesazhin e duhur për qytetarët e këtyre vendeve, të cilët kishin besim tek Komisioni Evropian dhe prandaj përmbushën kushtet” ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE