English

Përfshihet nga zjarret moli Viktorian, i njohur për koncertet rrok që janë mbajtur

Hastings, Angli 7 Tetor 2010 NOA - Një vend me shumë famë për koncertet rrok që janë mbajtur pikërisht në Hastings, qytezë në bregun jug-perëndimor të Anglisë, është djegur vendi piktoresk moli Viktorian që ne vitet ‘60, ‘70 ftuar në skenën e tij grupe të famshme si Pink Floyd, Rolling Stones, Jimi Hendrix, Sex Pistols, The Clash.

Zjarri ishte shumë i vrullshëm. Si pasojë e kësaj ngjarje dy persona janë ndaluar dhe janë duke u arrë në pyetje nga agjentët e policisë.

Moli, i inauguruar në 1872 është rreth një kilometër dhe ka qenë i mbyllur që nga viti 2006 për publikun dhe kjo si pasojë e strukturës së brishtë që ka vendi.

Në epokën e saj të artë, mund të themi se ai ishte një ndër vendet primarë që vizitohej dhe nga turistët që shkonin në Angli.

I dëmtuar nga stuhitë e shumta gjatë viteve 80 ishte ndaluar aksesi katër vite më parë. Moli i Hastings është i fundit i strukturave analoge që janë prishur si pasojë e zjarrit gjatë viteve të fundit.

r.b/NOA

KOMENTE