English

Reshjet në Shkodër mbledhin shtabin e Emergjencës, Meta inspekton Vaun e Dejës

Shkodër, 6 tetor, NOA – Niveli i lartë i reshjeve të shkaktuara gjatë natës së sotme në zonën e Shkodrës, ka nisur të krijojë problemet e para, gjë që e ka detyruar shtabin e Emergjencës të mblidhet këtë mëngjes në një takim të posaçëm për të marrë në shqyrtim situatën e krijuar.

Mësohet se drejtuesit e tij kanë arritur në përfundimin që momentalisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi po mbahen nën kontroll hidrovoret e shkarkimeve dhe argjinaturat, por megjithatë, shqetësimi mbetet dhe situata duket ndjekur me shumë kujdes.

Për këtë arsye, vetë ministri i Energjetikës Ilir Meta, i ndjekur nga drejtori i Përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo i janë drejtuar Vaut të Dejës për të kryer një inspektim të situatës së krijuar nga reshjet e fundit.

Në fillim të muajit janar, qarku i Shkodrës, u përfshi nga përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të shumta, por edhe shkarkimeve të mëdha të hidrocentraleve, gjë e cila po tentohet të shmanget nga ana e ekspertëve të energjetikës ...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE