Strasburg, 6 tetor, NOA Update – Përfaqësuesi i socialistëve në Parlamentin Evropian sapo ka kundërshtuar haptazi në fjalimin e tij, heqjen e regjimit të vizave Shengen me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të bëhet aspak dhe nuk duhet të lejohet për një vend që është anëtar i Konferencës Islamike.
“Një vend që vepron në bazë të rregullave të kësaj organizate, nuk mund të ketë regjim të lirë vizash me Bashkimin Evropian”, tha eurodeputeti socialist i PE.
Duke shtuar se si mund ta lejojë Brukseli një hap të tillë, ndërsa në këto vende islamike nuk respektohen të drejtat e njeriut, të grave etj?
Në fund, ai e ka mbrojtur idenë e tij kundër heqjes së vizave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke pohuar se nuk është aspak i vërtetë fakti që nëse bie kjo masë, këto vende mbeten të izoluara.
“Nuk mbeten fare të izoluara. Në këto vende ka shumë rumunë, bullgarë etj”, tha ai....(vijon).
n.e/NOA