Romë, 6 tetor, NOA – Ka qenë për të gjithë një befasi, deklarata e lëshuar nga këngëtari italian, Tiziano Ferro se ai është një gay.
“Po, e pranoj: Unë jam homoseksual”, mësohet të jetë shprehur ai për revistën e njohur “Vanity Fair”, duke i lënë të shtangur të gjithë fansat e tij.
“Prej kohësh nuk ndihesha mirë dhe e kuptova se duhet të rimarr drejtimin e shumë gjërave, që nga largimi prej miqve dhe familjes, e deri tek marrëdhëniet me punën dhe homoseksualitetin. Pas dy vitesh punë e vështirë me veten time, kam arritur në përfundim se dua të jetoj më mirë”, ka rrëfyer Ferro.
Duke pohuar se për t’u kompletuar sa më mirë, do të donte të njihej me një djalë që ta dashuronte dhe të ishte shpirti i tij binjak.
n.e/NOA