Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Volfart: Duhet të nisin sa më parë përgatitjet për zgjedhjet vendore
English

Topi-Volfart: Duhet të nisin sa më parë përgatitjet për zgjedhjet vendore

Tiranë, 6 tetor, NOA – Gjatë takimit me Presidentin e Republikës, Ambasadori i ri i OSBE-së, në Tiranë, Eugen Volfart apeloi, që forcat politike të nisin sa më parë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që do të zhvillohen në 8 maj të 2011-ës.

“Është thelbësore që përgatitjet administrative të nevojshme për zgjedhjet vendore të 2011-ës të fillojnë sa më shpejt. Ato duhet të jenë në përputhje me rekomandimet më të fundit të OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme për të dhënë ekspertizën teknike të nevojshme në rrethana të tilla”, theksoi ambasadori i OSBE-së.

Ambasadori Volfart e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se “Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ndjekë synimin e saj gjithëpërfshirës në përkrahje të demokratizimit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, si dhe të fuqizimit të institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.

Presidenti Topi, pasi e uroi për detyrën e tij, i shprehu mirënjohjen ambasadorit të OSBE-së, për ndihmesën dhe kontributin e vyer shumëvjeçar të OSBE-së në demokratizimin e institucioneve shqiptare, forcimin e shtetit të së drejtës, mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes institucioneve të Shqipërisë dhe Pranisë së OSBE-së në vend, të cilat i kanë shërbyer ecurisë pozitive dhe konsolidimit të demokracisë shqiptare.

Kryetari i Shtetit vlerësoi mbështetjen e OSBE-së ndaj prioriteteve të Shqipërisë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria është e interesuar për të rritur angazhimin dhe përgjegjësinë e saj në OSBE, duke promovuar vlerat e shoqërisë dhe të kulturës shqiptare.

Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart shprehu vlerësimin e OSBE-së për rolin e Presidentit Topi si garant i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës. Volfart shtoi në këtë suazë se “gjatë kryesimit të tij, Prezenca e OSBE-së do të mbetet e angazhuar në mbështetjen e mëtejshme të Institucionit të Presidentit”.

mit/NOA
KOMENTE