English

Vendimi, miratohet kampusi universitar i Vlorës

Tiranë, 6 tetor, NOA – Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për ndërtimin e një kampusi të ri universitar në Vlorë, aktualisht në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond për kompensimin fizik.

Sipas vendimit në fjalë, ky kampus vihet në dispozicion për nevojat e universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, me një sipërfaqe prej 135.6 hektarësh, në fshatin Akërni të komunës Novoselë, aktualisht në pronësi të shtetit.

Duke sqaruar se universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas marrjes në përdorim të pronës së përcaktuar në këtë vendim, i ndalohet ta ndryshojë destinacionin, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

Qeveria ka ngarkuar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, të Drejtësisë, të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si edhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

n.e/NOA

KOMENTE