English

Vendimi, të gjithë shtetasit do t’i nënshtrohet testit të HIV/AIDS

Paris, 7 Tetor 2010 NOA - Të gjithë francezët midis moshës 15 dhe 70 vjeç, do t’i nënshtrohen testeve mbi virusin HIV, por pa asnjë lloj detyrimi financiar.

Ky është një kusht i ri i shtruar në anën shëndetësore tek qytetarët e këtij vendi.

Tashmë po nis një fushatë ndërkombëtare e informacionit, e cila do të ftojë në muajin dhjetor të gjithë mjekët të zbatojnë testet kundrejt pacientëve të tyre.

Plani anti-AIDS i ministrisë së Shëndetit parashikon dhe krijimin e një komiteti ndërkombëtar për kontroll.

Objektivi është ai i reduktimit të 50 për qind të rasteve të reja në pesë vitet e fundit dhe ulja e 20 për qind të vdekshmërisë.

r.b/NOA

KOMENTE