English

Berisha me ambasadorin e Palestinës: Vlerësohet rinisja e bashkëbisedimeve mes Palestinës dhe Izraelit

Tiranë, 7 tetor, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot ambasadorin e ri të Palestinës në Tiranë, Issam Massatha, të cilit i uroi përzemërsisht suksese në misionin e tij diplomatik.

Ambasadori i Palestinës, ndërsa i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet e presidentit Mahmoud Abbas dhe kryeministrit të Palestinës, D Salam Fayad, e falenderoi kryeministrin shqiptar për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, që Shqipëria i ka dhënë kombit palestinez, si dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë misionit të Palestinës në Tiranë.

Ambasadori Massatha vlerësoi arritjet e mëdha dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që Shqipëria ka bërë gjatë kësaj periudhe.

Në takim u vlerësua procesi i bashkëbisedimeve midis palës palestineze dhe izraelite, i nxitur dhe inkurajuar nga administrata e presidentit Obama dhe i mbështetur nga Komuniteti Ndërkombëtar.

Kryeministri Berisha dhe ambasadori Massatha theksuan se nisja e bashkëbisedimeve ripohuan shpresën për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit në Rripin e Gazës, si një faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe më gjerë.

mit/NOA
KOMENTE