English

CEES, trajnon 15 mësues në Itali me parametra europiane

Tiranë, 7 tetor, NOA – Në mjediset e ministrisë së Arsimit, zhvillohet sot ceremonia e dorëzimit të çertifikatave për pjesëmarrësit e kursit të trajnimit i organizuar nga “CESES”, në kuadrin e projektit “Mësim-dhënia e ICT me parametra europiane”, i bashkë-financuar nga Kooperimi Italian për Zhvillim.

Diplomat dorëzohen nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj dhe drejtori i Zyrës së Kooperimit për Zhvillim i Ambasadës së Italisë, Aldo Sicignano.

Kursi është zhvilluar në Milano dhe u ka dhënë mundësinë 15 mësuesve të përvetësojnë aftësi në mësimdhënien e Patentës Europiane të Kompjuterit (ECDL) dhe për përdorimin e teknologjive informatike.

Ekspertet të cilët kanë përfituar diplomat, do të përfshihen në 4 laboratorë të decentralizuar, të akredituar për dhënien e ECDL, të cilat janë duke u realizuar në kuadrin e projektit të CESES.

Kooperimi Italian për Zhvillim, në përputhje me prioritetet e MASH dhe në bashkëpunim me disa universitete italiane, po ndjek një projekt të rëndësishëm për pajisjen e universiteteve publike shqiptare me një rrjet elektronik, në gjendje të ofrojë shërbime informatike që synojnë rritjen e kooperimit shkencor me institucionet akademike evropiane.

n.e/NOA

KOMENTE