English

Doganierët grekë në protestë, bllokohet për 24 orë qarkullimi në kufirin me Greqinë

Kakavijë, 7 tetor, NOA – Që nga ora 08.00 e ditës së sotme dhe deri nesër në mëngjes, në të njëjtën orë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në pikat kufitare të jugu të vendit që na kufizojnë me Greqinë si ajo e Kakavijës, e Tre Urave në Përmet dhe Qafë-Botë në Sarandë.

Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila sqaron se ky fakt është pasojë e përfshirjes së tyre me grevën e nëpunësve të administratës shtetërore greke, në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike qeveritare.

Kështu, bëhet me dijeni se për 24 orë do të jetë i bllokuar kalimi me automjete në këto pika doganore, ndërsa mësohet se kjo do të jetë e mundur vetëm për kalimtarët.

n.e/NOA

KOMENTE