English

Gjendet trupi i pajetë i një 3-vjeçari, mendohet ta ketë vrarë e ëma

Savona, Itali 8 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Trupi i një fëmijë në moshë ende të mitur u gjet gjatë rrugës së San Bartolomeo në pyllin që rrethon Savonën.

Sipas zv. Kuestores Rosalba Garello, vogëlushi mund të ketë qenë viktimë e mamasë së tij, e cila më pas ka tentuar të vetëvritej.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë agjentët e skuadrës së policisë, të cilët po hetojnë mbi vdekjen e fëmijës.

Trupi i pajetë i të voglit ishte mbështjellë dhe më pas ishte braktisur në rrugën që lidh Santuario me Naso di Gatto, pranë një restoranti.

Fëmija, 3 vjeç dhe mamaja e tij nuk janë identifikuar ende nga autoritetet. Megjithatë për momentin gruaja së bashku me bashkëshortin e saj janë ndaluar nga agjentët dhe do ti nënshtrohen një pyetësori.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes e ëma fillimisht e ka mbytur djalin dhe më pas ka hipur në bordin e makinës dhe është hedhur në humnerë.

Skenë e ngjarjes janë pyjet e San Bartolomeo, mes Cimavalle dhe Naso di Gatto. Hipoteza e parë është trauma e pas-lindjes dhe kjo pasi gruaja kishte vetëm dhjetë ditë që kishte lindur një fëmijë tjetër.

r.b/NOA

KOMENTE