English

Kapelo mbetet trajneri më i pasur

Italianët në Angli duhet thënë se po kalojnë një moment tepër të mirë në gjendjen e tyre financiare, pasi pagat që ata kanë janë me të vërtetë të majme.

Në klasifikimin e përgjithshëm që është bërë nga “FourFourtwo”, gjenden 3 teknikë italianë në dhjetë vendet e para.

Kështu mund të themi se Fabio Kapelo është tekniku më i pasur me shumën e 41.5 milionë eurosh që ai merr në vit.

Në vendin e katërt gjendet tekniku tjetër italian Ançeloti me 24 milionë euro, ndërsa në të gjashtin Roberto Mancini me më shumë se 17 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE