English

Ligjet më absurde në botë

Tiranë, 8 Tetor, NOA - 1. Në Izrael ndalohen shëtitjet në këmbë pa çorape.

2. Në Angli, si zakonisht, shumë puritanë, është e ndaluar lëvizja e gjoksit në publik.

3. Në Skoci është e ndaluar të godasësh një skocez me një shigjetë, me përjashtim të të dielave.

4. Në Paraguaj, çdokush mund të sfidojë dikë në duel (ku të “luftuarit vetëm” është një gjë e zakonshme), por mundësia të jepet vetëm në qoftë se ju jeni dhurues gjaku.

6. Në Jordani, ligji më interesant ka të bëjë me seksin: një çift i martuar duhet të kryejë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në katër muaj.

6. Në Liban, njerëzit ligjërisht mund të kenë marrëdhënie seksuale me kafshët, me kusht që këto të jenë femra. Por nëse kryen marrëdhënie seksuale me një kafshë mashkull është krim e dënohesh me vdekje.

7. Në Bahrein, ligji lejon një mjek mashkull për të bërë një vizite gjinekologjike te një femër, por jo duke shikuar drejtpërdrejt organet gjenitale të saj. Ai mund të shohë vetëm reflektimin e tyre në një pasqyrë.

8. Masturbimi ne Indonezi dënohet me heqje koke.

9. Në Hong Kong, një grua e tradhtuar mund të vrasë bashkëshortin e saj kurorëshkelës; është e lejuar me ligj të veprojë vetëm me duar, pa asnjë mjet tjetër në dorë.

10. Në Kali, Kolumbi, një femër duhet të ketë marrëdhënie seksuale vetëm me burrin e saj, dhe herën e parë kur kjo të ndodhë, duhet të jetë e pranishme në dhomë nëna e saj.

11. Në Santa Cruz, Bolivi, një burrë mund të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij dhe vajzën e saj në të njëjtën kohë.

12. Anijet e marinës britanike që hyjnë në Portin e Londrës duhet të furnizojnë me një fuçi rum guvernatorin e Kullës së Londrës.

13. Sipas ligjit anglez për evazionin fiskal në 2006, është e paligjshme të mos i thuash një agjenti të taksave diçka që ju nuk doni që ai ta dijë.

14. Në Francë, është e ndaluar të thërrasësh një derr me emrin "Napoleon" dhe nuk lejohet të vdesësh në parlament. a.e./NOA

KOMENTE