Malajzi, 8 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Një e porsalindur prej vetëm katër ditësh është ndarë nga jeta në Malajzi dhe kjo pasi u plaçkit dhe më pas u vra nga një majmun.
Sipas një rindërtimi të parë të kësaj ngjarjeje të habitshme, thuhet se kafsha hyri në apartamentin ku ndodhej foshnja.
Pasi e kafshoi, e tërhoqi zvarrë duke e hedhur nga çatia. Vogëlushja u nda menjëherë nga jeta.
“Dyshojmë se majmuni ishte në kërkim të diçkaje për të ngrënë”, - shpjegoi përgjegjësi i parqeve, Ishak Muhamad.
“Me shumë mundësi kafsha e ka tërhequr fëmijën në çati duke menduar se bëhet fjalë për ushqim. Faktikisht majmuni më pas e lëshoi foshnjën pasi u tremb nga të bërtiturat e së ëmës”, - shpjegoi Muhamad. “Fëmija u nda nga jeta pasi ra në tokë nga çatia”, - shtoi V. Revathy, 26 vjeç, mamaja e saj.
“Kërkuan në të gjithë shtëpinë, deri sa pamë trupin e vogël në tokë të mbuluar në gjak jashtë shtëpisë”, - tregoi i tmerruar gjyshi i të voglës.
r.b/NOA