Stokholm, 7 tetor, NOA/Milena Selimi - Është njoftuar për çmimin Nobel, ndërsa qëndronte në Nju Jork, Mario Vargas Llosa, i cili nderohet me këtë çmim në moshën 74-vjeçare.
Sipas Akademisë, çmimi i jepet para së gjithash për analizën e strukturave të pushtetit me anë të imazheve të mprehta të rezistencës individuale revoltës dhe humbjes.
Një nga librat më të njohur të Llosas, mbetet padyshim, “Festa e Cjapit”.
Mario Vargas Llosa lindi në vitin 1936 në Arequipa të Perusë. Disa dhjetëra libra të tij janë përkthyer në gjuhë të huaja. Ndër më të njohurit janë “Festa e cjapit” dhe “Parajsa është diku tjetër”.
Romancieri dhe eseisti Llosa i cili ndërkohë jeton në Madrid lajmin për çmimin në vlerë prej 11 milion eurosh e mori në Nju Jork.
m.s/n.e/NOA