English

Meta: Energjia, sektori më i rëndësishëm i ekonomisë

Tiranë, 7 tetor, NOA - "Energjia përbën sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, por edhe atë me më shumë perspektivë. Eshtë fakt se asnjë sektor tjetër nuk ka tërhequr më shumë investitorë se energjia.

Një fakt të tillë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, e ka deklaruar në fjalën që mbajti sot në ceremoninë për 15-vjetorin e krijimit të Entit Rregullator të Energjisë.

Sipas tij, qeveria do të vazhdojë të mbështesë investitorët për t'u ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme për të investuar dhe punuar në sektorin e energjisë.

Duke e konsideruar atë si pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, numri dy i qeverisë ka deklaruar se kjo e fundit është e interesuar që t’i japë zhvillimit të tij një shtysë shumë të madhe.

n.e/NOA

KOMENTE