English

Meta: Opozita s’ka pse bën mitingje, pushtetin e merr ndryshe po të ketë të drejtë

Tiranë, 7 tetor, NOA – Çdo gjë që opozita ka kërkuar, i është dhënë. Çfarëdolloj hetimi për çdolloj çështje, ajo e ka marrë me kohë përgjigjen miratuese. Kështu do të ndodhë edhe me kërkesën e saj për të luftuar korrupsionin.

Kështu është shprehur zv/kryeministri Ilir Meta, gjatë fjalës që sapo mbajti në seancën plenare, duke thënë se opozita nuk ka përse t’i lodhë anëtarët dhe simpatizantët e saj me mitingje tërë kohën, kur në një mënyrë më institucionale dhe demokratike mund ta marrë pushtetin që në sallën e Kuvendit.

“E ftojmë opozitën të luftojmë bashkë korrupsionin dhe të hetojmë zgjedhjet siç ka dashur ajo”, tha më tej në fjalën e tij Meta, duke pohuar se ai është i angazhuar që kjo të zgjidhet në të mirë të vendit dhe të zgjedhjeve.

Ai i ka drejtuar pyetje opozitës se kush e pengon atë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Kush u ka penguar për të vënë në lëvizje Komisionin e Venecias? Përkundrazi, ky ka qenë një kompromis”, tha më tej Meta.

Duke shtuar se e fton opozitën që t’i rishikojnë së bashku me mazhorancën të gjitha problematikat dhe pa bërë zhurmë të kota, duke shpresuar në një reflektim të plotë të opozitës në proceset integruese të vendit ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE