English

METE: Reshjet, ndalen shkarkimet në kaskadat e HEC-eve

Tiranë, 7 tetor, NOA - Portat e shkarkimit të urave të kaskadave në hidrocentralin e Vaut të Dejës janë mbyllur ditën e sotme, duke ndërprerë kështu procesin e nisur ditën e djeshme, i detyruar nga prurjet e mëdha që shkaktuan reshjet e fundit.

Një fakt i tillë komunikohet nga burimet zyrtare të ministrisë së Energjetikës, Transporteve dhe Telekomunikacionit.

Duke bërë me dije situatën më të fundit nga hidrocentralet në vend, ato pohojnë se aktualisht kuota në hidrocentralin e Fierzës shënon 285.80 metra, ndërsa prurjet aty kanë ranë në 350 m kub/sek nga 800 m kub/sek që ishin që ditë më parë.

Nga ana tjetër, në hidrocentralin e Komanit kuota në liqen e ujit shënon 173.45 metra, ndërsa prurjet në Koman shënojnë 210m kub/sek nga 100 m kub në sek që shënuan mëngjesin e djeshëm.

Por situata paraqitet më e përmirësuar hidrocentralin e Vaut të Dejës ku kuota në liqen shënon 74.76 m nga 76 m që shënon pika maksimale.

n.e/NOA

KOMENTE