English

Moti i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 7 tetor, NOA - Moti i paqendrueshem do te na shoqeroje edhe gjate dites se sotme, e enjte 7 tetor 2010, ne te gjithe vendin. Ne fakt, intensiteti i shirave do te jete i dobet edhe pse shirat lokale do te jene te pranishme ne pjesen me te madhe te vendit. Ne mesdite, do te kemi pauze te pushimit te tyre duke u perqendruar vetem ne zonat malore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te permiresoje kushtet atmosferike ne bregdet dhe zonen e ulet Ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet. Mbremja dhe nata do te largoje shirat gradualisht nha territori. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne vlerat e mengjesit por rritje te tyre do te kete ne vlerat e mesdites. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Juglindor kjo do te beje qe dallgezimi ne det do te jete i ulet.

Europa

Europa juglindore si edhe Ballkani lindor do te perfshihen nga vranesira dhe shira ne forme rrebeshi, problematike ne keto zona do te jene edhe stuhite e forta te eres. Po ashtu ne kushte te vranesirave dhe shirave do te jene nje pjese e jugperendimit te kontinentit si edhe vendet Skandinave por shirat do te bien me intensitete me te uleta. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit europian do karakterizohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;

Gadishulli i Ballkanit alarmon per shira te konsiderueshem;

Skandinavia do te mbetet me stuhi te forta ere dhe shira;

Spanja alarmon ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE