Bloemfontein, 7 tetor, NOA – Mirupafshim Çarli! Është ndarë nga jeta nu kopshtin zoologjik të Bloemfonteinit në Afrikën e Jugut shimpanzeja e cila pinte cigare parë vizitorëve.
Kafsha e famshme, një mashkull i rritur i llojit shimpanze, ishte bërë një institucion i vërtetë i kopshtit zoologjik, dhe ishin me mijëra vizitorët që shkonin atje për ta parë atë.
"Ai ishte i famshëm pikërisht për këtë fakt", tha një zëdhënës i parkut zoologjik, Qondile Khedama, duke shtuar se Çarli ishte e vjetër në moshë dhe pavarësisht nga një dietë e veçantë të cilës ajo i ishte nënshtruar, nuk ishte në gjendje për ta shpëtuar veten e saj. Shimpanzeja e famshme mësohet se ka vdekur në moshën 52-vjeçare, ndërsa analizat do të përcaktojnë qartë shkakun e vdekjes së saj.
Zëdhënësi tha se kopshtit zoologjik të Bloemfonteinit do t’i gjendet një tjetër model i shimpazesë, megjithëse ka pohuar se do të jetë goxha e vështirë për ta zëvendësuar atë.
n.e/NOA