English

Ndalohet i kërkuari, ishte dënuar me 3 muaj burg për vjedhje

Lezhë, 7 tetor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës, rreth orëve të mesditës së sotme kanë ndaluar 23-vjeçarin me emrin Simon Gjoka, me banim në lagjen “Nerlalaj” të qytetit Milot të Kurbinit.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se ky person është dënuar nga gjykata e Apelit në Shkodër me 3 muaj burg me vendimin e datës 03.07.2010, duke e ndryshuar vendimin e datës 25.01.2010 të gjykatës së Lezhës, për veprën penale të “Vjedhjes”.

Për këtë arsye, ky person është shpallur në kërkim para dy ditësh nga komisariati i Policisë së Kurbinit.

Materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të Simon Gjokës.

n.e/NOA

KOMENTE