Tiranë, 7 Tetor 2010 NOA - Dita e nesërme pritet të karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ne vend perjashtuar ekstremin jugor ku priten vranesira dhe shira lokale.
Edhe mesdita parashihet të mbetet me kthjellime dhe vranesira te lehta ne pjesen me te madhe te territorit.
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Moti Neser – E premte, 8 tetor 2010
Gjate pasdites do te kemi permiresim te metejshem te kushtet atmosferike duke bere qe i gjithe territori shqiptar te jete nen ndikimin e kthjellimeve.
Ky stabilitet atmosferik do te na shoqeroje gjate nates dhe deri mengjesin e se shtunes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne renie si ne mengjes edhe ne vlerat e mesdites, pra do te kemi nje dite te kthjellet POR te fresket.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 15 km/h dhe drejtim permanent Lindor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet serish i ulet.
Europa
Moti Neser: E premte, 8 tetor 2010
Kontinenti Europian do te domonohet nga kthjellime dhe vranesira te here pas hereshme ne pjesen me te madhe te tij.
Moti i kthjellet pritet të jetë dominues ne Europen Qendrore, Gadishullin e Skandinavise si edhe ne Lindjen e kontinentit.
Perjashtim bejne juglindja e kontinentit si edhe Ballkani Lindor te cilat do te perfshihen nga vranesira dhe shira te dendur.
Problematike situata paraqitet ne shtetin fqinje Greqi ku shirat do te jene ne forme rrebeshi, ne keto zona nuk do te mungojne stuhite e forta te eres dhe shkarkesat me rrufe.
Ngjarje ekstreme në Europë Neser:
E premte, 8 tetor 2010
Greqia mbetet e rrezikuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Europa Lindore alarmon per temperatura ekstremisht te uëlta;
Spanja alarmon ere te forte dhe dallge te larta.
e.r/NOA