English

Prej 5 ditësh mbante në bark beben e vdekur, ndahet nga jeta shtatzëna 24-vjeçare

Kukës, 7 tetor, NOA – Me gëzim të madh po priste lindjen e foshnjës së saj, pasi ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, por nuk ishte e thënë që ta shihte të sjellë në jetë sepse pa e ditur, prej 5 ditësh e mbante në bark të vdekur.

Ky ka qenë fati tragjik i një vajze të re nga qyteti i Kukësit, e cila në muajin e nëntë të shtatzanisë së saj humbur jetën në maternitetin e Kukësit, ku edhe ishte shtruar prej një jave, ndërsa priste të sillte në jetë fëmijën e saj.

E mesa duket në këtë pritje të vështirë, ndërsa kjo e fundit e ka humbur rrugën drejt jetës, edhe vetë 24-vjeçarja shtatzënë, nëna e saj e ka ndjekur në fatin e saj tragjik.

Fjala është për Eiada Iseberin, 24-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen ndërsa mësohet se foshnja i kishte vdekur prej 5 ditësh në bark, dhe që dyshohet se mjekët nuk e kanë kuptuar këtë fakt.

Ndërkaq, mësohet se ekspertë të shëndetësisë nga kryeqyteti kanë mbërritur në maternitetin e Kukësit, ku edhe kanë nisur ekspertimin e situatës, duke sekuestruar kartela mjekësore dhe terapinë e 24-vjeçares që u nda nga jeta në këtë spital.

Ekipi që po analizon situatën e krijuar ka ngritur dyshimet se ka mundësi që vdekja e shtatzanës të jetë krijuar pasi mjekët nuk e kanë kuptuar vdekjen e foshnjës së saj në bark

n.e/NOA

KOMENTE