English

Ronaldinho, në një mbrëmje festive me Sara Tommasi

Pas mbrëmjeve të nxehta të Ronaldos dhe Adrianos, tashmë mund të themi se është radha e Ronaldinhos, i cili është kapur nga fotografët e revistës italiane Chi në Bau Bar.

Pranë tij ishte Sara Tommasi, me të cilën me sa duket takohet fshehurazi që nga pranvera e kaluar.

Kanotierë e bardhë dhe kapele për, ndërsa për Sarën këmishë frou-frou dhe cigare në dorë.

Pije dhe muzikë braziliane deri në orët e para të mëngjesit, ishte tema kryesore e kësaj feste.

Me sa duket Sara ka qëlluar në zemrën e Ronaldinhos dhe kjo kur ai në një restorant e kishte parë dhe menjëherë kishte kërkuar numrin e saj të telefonit.

Kështu, që nga ai moment thuhet se të dy janë parë rregullisht në çdo festë të tillë si kjo.

r.b/NOA

KOMENTE