Një aeroport kinez është mbyllur për më shumë se një orë për shkak se kontrollorët e trafikut ajror konstatuanatë që ata që besohet të jetë një UFO që qarkulloi plot zhurmë në aeroport.
Kjo është hera e tetë që raportohet nga muaji qershor i këtij viti e këtej se UFO-t janë parë në Kinë.
Por këtë radhë duket se çdo gjë është ndryshe sepse autoritetet e kanë mbajtur të fshehtë dhe vetëm para disa orësh u publikua në një televizion amerikan pamja filmike që mund të shihni dhe ju e që i përket datës 11 shtator 2010, pra afro një muaj më parë.
Për shkak të objektit të ndritshëm fluturues, një avion me disa dhjetëra pasagjerë, u detyrua t’i shmanget itinerarit të tij duke devijuar uljen normale në aeroportin e Baotou në Inner të Mongolisë për rreth një orë rreth 20:00 më 11 shtator.
Alarmi u shkaktua nga dritat e ndritshme në qiell që lëviznin me rrotullim dhe harqe.
Sipas deklarimeve që publikoi ABC News në SHBA, kontrollorët e trafikut ajror në Air Hohhot - Byroja Menaxhimit të Trafikut Ajror kinez, zbuluanobjektin e pikasur në radarin e tyre.
Pas rreth një ore, objekti dhe dritat që e ndiqet u zhduk papritmas dhe avioni me pasagjerë u lejua t’i afrohej tokës.
Qeveria kineze ka deklaruar se asgjë nuk ka ndodhur. Ajo ka mohuar të ketë patur një incident të tillë por pamjet filmike e rrëzojnë pretendimin e qeverisë komuniste kineze. Pamjet qe transmetoi kanali amerikan u moren nga pasagjere te avionit qe perjetoi minutat plot ankth.
{youtube}nb1SgAVvqFg{/youtube}
{youtube}8T4n2B3ebLs{/youtube}
{youtube}v-isk4gaQtE{/youtube}
{youtube}ibWfAbX-3BA{/youtube}