English

Aleanca Demokratike: Vizat, arritje e qeverisë

Tiranë, 8 tetor, NOA - Aleanca Demokratike përshëndet miratimin që Parlamenti Evropian dha për liberalizimin e vizave, duke realizuar kështu aspiratën e popullit shqiptar për lëvizjen e lirë dhe për ta ndjerë veten qytetarë të Evropës.

Përmes një deklarate për shtyp, kjo iniciativë, si pjesë e Liberal-demokratëve Evropianë, vlerëson se liria e lëvizjes është një e drejtë e të gjithë shqiptarëve, e cila është arritur me këmbënguljen e të gjithë popullit dhe faktorëve politikë, por veçanërisht nga impenjimi për plotësimin e kritereve nga qeveria dhe mazhoranca aktuale.

“Brenda dy viteve, Shqipëria arriti dy momente historike, anëtarësimi në NATO dhe ratifikimi nga 27 vende në Parlamentin Evropian i progresit të Shqipërisë. Ky është momenti i tretë historik për të cilin çdo shqiptar duhet të ndihet krenar. Shqipëria dhe shqiptarët janë më afër se kurrë në dyert e bashkimit Evropian, dhe kjo gjendje e re kërkon përgjegjshmëri dhe përkushtim nga e gjithë klasa politike, për finalizimin me sukses të ëndrrës shumëvjeçare, integrimin në BE”, përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE