English

Danimarka largon trupat ushtarake nga Kosova

Kopenhagë, 8 tetor, NOA - Në fund të këtij viti pritet që edhe forcat daneze të KFOR-it do të fillojnë tërheqjen e tyre nga Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritete të larta të Danimarkës. Sipas autoriteteve daneze në Kosovë do të qëndrojnë edhe 35 ushtarë danezë, të cilët do të qëndrojnë edhe vitin e ardhshëm. "Forcat e mbetura do të vazhdojnë të qëndrojnë atje (në Kosovë) si pjesë e përpjekjeve të NATO-së për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në vend", ka thënë Lene Espersen, ministri i Jashtëm danez.

Shkurtin e këtij vitit, forcat daneze zvogëluan numrin e ushtarëve nga 320, sa ishin, në rreth 150. Në atë kohë pritej që ushtarët danezë të tërhiqeshin tërësisht nga Kosova deri në fund të këtij viti.

a.k/NOA

KOMENTE