English

Euro 2012, sot luhet ndeshja Shqipëri-Bosnjë

Tiranë, 8 tetor, NOA – Në kuadrin e ndeshjeve eliminatore për kampionatin evropian 2010, ekipi i kombëtares shqiptare sot do të përballojë sfidën e tij të re përballë atij që mbërrin në Tiranë nga Sarajeva.

Kështu, sot në orën 20:30, në stadiumin "Qemal Stafa" do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e vlefshme për Grupit D të kampionatit evropian të futbollit “Euro 2012”.

Ndërsa ditën e djeshme këto dy vende ballkanike kanë qenë së bashku në skuadër para Parlamentit Evropian, duke marrë votën e përbashkët për heqjen e vizave, sot do janë përballë njëra-tjetrës në sfidën e re evropiane, atë të futjes në kampionatin evropian 2012.

Bëhet me dijeni se ndeshjen do ta drejtojë ndihmësi boshnjak i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhemal Mustedenagiç, sepse ai është ende i sëmurë, i shtruar në spital pasi pësoi një hemorragji celebrale.

Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet mes ekipit shqiptar dhe atij të Bosnjë-Hercegovinës pas 15 vitesh.

Ndeshja e parë është luajtur në "Qemal Stafa" më 30 nëntor 1995, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0, kohë kur Bosnja sapo ishte shkëputur nga ish-Jugosllavia.

n.e/NOA

KOMENTE