Uashington, 8 tetor, NOA - FBI po vazhdon ta persekutojë John Lennon, edhe 30 vjet pas vdekjes së tij. Kështu, agjencia federale e inteligjencës në SHBA sekuestroi në Nju Jork, një dokument me shenjat e gishtërinjve yllit të të vrarë të grupit të famshëm Beatles, i cili do të kishte mbushur 70 vjeç të shtunën e ardhshme.
Bëhet fjalë për një fletë letre me pjesën e gishtave të dokumentacionit mbi Lenon, mbi të cilin, FBI ishte duke hetuar në fillim të viteve ’70, pasi raportoi në polici në 8 maj 1976 për të marrë shtetësi amerikane.
Dokumenti kishte për të shkuar në ankand me një çmim fillestar prej 100 mijë dollarë amerikanë në një dyqan relikesh.
Por pronari i dyqanit, Peter Siegel, ishte shumë i habitur mbi interesin e treguar nga FBI për këtë dokument.
''Unë e bëj këtë punë për 20 vjet, - tha Siegel në “Nju York Times”, - dhe unë kurrë nuk kam parë interesin e qeverisë në gjërat e mia”.
n.e/NOA