Mirditë, 8 tetor, NOA – Forcat e policisë së Mirditës, rreth orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, kanë ndaluar 48-vjeçarin Gjergj Beci, me banim në fshatin Kurbnesh të Mirditës.
Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë në zbatim të urdhrit të prokurorisë së Lezhës për ekzekutimin e vendimit penal të marrë nga gjykata e këtij qarku për sigurimin ndaj tij të masës së sigurisë “Arrest me burg”.
Kjo pasi ai dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” ndaj një punonjësi policie, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të të ndaluarit Gjergj Beci .
n.e/NOA