Tiranë, 8 tetor, NOA – Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Brazili është kërkesa që i ka bërë sot ministri Haxhinasto ambasadorit të këtij vendi në Tiranë Ruda G. Seferin.
Ambasadori Seferin ka deklaruar se do të kërkojë nga shtetit i tij ndjekjen e kësaj çështjeje. Ndërkohë që takimi mes tyre është përqendruar dhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Ministri i Jashtëm Haxhinasto shprehu kënaqësinë e tij për hapjen në Tiranë të Ambasadës së Brazilit, si dhe mundësive të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona përmes institucionalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve diplomatike, marrëveshjeve kuadër në fushën ekonomike.
Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit politik dypalësh e shumëpalësh në kuadër të organizatave ndërkombëtare, bashkëpunimit ekonomik, si dhe mundësisë së rritjes së eksporteve ndërmjet të dy vendeve, në mënyrë reciproke.
Po sot ministri i Jashtëm i Republikës Federative të Brazilit Celso Amorim uroi ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto për detyrën.
Me anë të një mesazhi urimi drejtuar Amorim shprehet se “interesat e ndërsjella dhe vlerat e përbashkëta, do të ndikojnë për një bashkëpunim të ri e dialog të hapur, me interes të përbashkët. Ju uroj shume suksese në detyrën tuaj të re”.
a.k/NOA