Tiranë, 8 tetor, NOA – Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", duke nisur që nga dita e sotme nuk do të ketë për drejtor të saj të përgjithshëm Ilir Dashin.
Kjo pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtimit të këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor në vend.
Ky fakt është bërë publik nga mediat, të cilat aludojnë se kjo dorëheqje është bërë për arsye personale.
Ky ka qenë edhe argumentimi kryesor që përmbahej në kërkesën e paraqitur prej Dashit para ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ky i fundit e ka miratuar këtë kërkesë dhe tani Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është në pritje të emërimit të figurës së re në krye të saj.
n.e/NOA