Durrës, 8 tetor 2010 NOA – Një person i akuzuar për pengmarrje të stisur është kapur nga policia për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa më herët ishte gjetur me një arsenal luftarak ku nuk mungonin as bombat e granatat.
Bajram Ndreu, 49 vjeçar, lindur e banues ne Kruje, me arsim 8 klase, me kombesi e shtetesi shqiptare, i denuar me pare per armëmbajtje pa leje është personi i arrestuar.
Policia tha se ndalimi i tij u be pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Krujë, me vendim penal të datës 07.10.2010, ka vendosur masën e sigurimit ”Arrest në burg” per vepren penale te prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
Por kjo akuzë është direkt e lidhur me ngjarjen e ndodhur më date 07 janar 2010. atë ditë, shtetasi E.N., banues ne Kruje, ka bere kallëzim se një ditë më parë më 6 janar 2010 i kishin rrëmbyer vëllai e tij Bajram Ndreu dhe se pengmarrësi kishte telefonuar duke kërkuar shumën prej 500.000 mije leke (të rinj) për të lëshuar të gjallë pengun.
Gjatë punës hetimore të kryer, u bë e mundur gjetja e shtetasit Bajram Ndreu ne nje kasolle ne fshatin Picrrage te rrethit Kruje, në të cilën krahas një sasie municionesh si fisheke, kallëpe tritoli, fitil zjarrpërcjellës, telefona celular, etj., iu gjetën edhe 100 gr farë e dyshuar si Canabis Sativa.
Gjatë kryerjes së veprimeve te para hetimore, u pranua nga Bajram Ndreu se mesazhet dhe telefonatat ishin kryer nga ai vete dhe se simulimi i pengmarrjes kishte si qellim përfitimin e shumës për shlyerjen e nje kredie bankare.
Pas kryerjes së ekspertimit për përcaktimin e llojit të farës së gjetur në këtë kasolle, rezultoi se kishim të bënim me farë të bimës narkotike Canabis Sativa; fakt për të cilin Prokuroria përcaktoi edhe masën e sigurisë në fjalë.
e.r/NOA