Bratisllavë, 8 tetor - Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan, ka kërkuar nga autoritetet e Bashkimit Europian që të nisin një procedurë të përshpejtuar liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Bashkimi Evropian nuk do të guxonte të lejojë që qytetarët e Evropës të mbeten të izoluar. Prandaj do të përshëndesja që me procedurë të përshpejtuar të propozohet strategjia dhe krijimi i regjimit pa viza edhe për Kosovën”, ka deklaruar Kukan për të përditshmen sllovake, “Hospodarske novini”.
Duke përshëndetur votimin në PE për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kukan ka theksuar dhe nevojën e mos izolimit të qytetarëve të Kosovës.
“Liria e lëvizjes është një nga liritë më të rëndësishme mbi të cilat mbështetet BE-ja. Më vjen mirë se po e shtrijmë këtë parim edhe për banorët e Shqipërisë e të Bosnjës e Hercegovinës”, ka thënë Kukan.
a.kNOA