Tiranë, 9 Tetor, NOA- 1. Automjeti i parë është ndërtuar në vitin 1769, peshonte më shumë se 3,5 ton dhe është përdorur për tërheqjen e armëve në qytet. 2. 135 vjet më vonë, në 1904 u bë dënimi i parë për tejkalim shpejtësie në Dejton, Ohajo. Shoferi "fluturonte" me një shpejtësi të habitshme: 19 kilometra në orë. 3. Makinat e para kanë përdorur një levë në vend të marshit, një lloj Joystick.
4. Shumica e burive të makinave amerikane, tingëllon si një zë Fa
5. Në 1916, 55% e makinave në botë ishin Ford Model-T, rekord i pathyeshëm ende deri tani. 6. Kur Al Capone u dënua për evazion fiskal në SHBA, Departamenti i Thesarit i konfiskoi një limuzinë të blinduar. Një ditë pas sulmit në Pearl Harbor, në 1941, presidenti Roosevelt përdorte të njëjtën makinë.
7. Të ngasësh makinën pa ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h do të duheshin 157 vite për të arritur në hënë dhe 150 të tjerë për të arritur në diell. 8. 42 sekonda për të hequr dhe zëvendësuar një motor në një Escort Ford, është rekord i vendosur në 1985 nga një mekanik.
9. Tata, makina Indiana (SHBA) prezantuar vitin e kaluar përshkon 100 km me 1 euro dhe kushton më pak se 2000 euro. 10. Shumica e makinave mund të udhëtojnë deri në 100 km pas ndezjes së spiunit të benzinës, ajo që gjuhën e përditshme e quajmë rezervë.
11. Në Zvicër është e ndaluar që të përplasen dyert e makinave. 12. I pari aparat automobilistik zhvilluar nga Motorola, ishte një pajisje për makinat, që ne të gjithë e quajmë kasetofon. Pikërisht nga kjo pajisje rrjedh emri i kompanisë: Motor (për makina) - Ola (zë).
a.e./NOA