English

Pasqyra e Shtypit, 8 Tetor 2010

Tiranë, 8 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 8 tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme vendimin e Parlamentit evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Ato paraqesin edhe deklaratat përkatëse të bëra nga Topi, Berisha, Topalli etj mbi këtë vendim. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i sekuestrimit të pasurive të mafiozit Albino Prudentino, si kompania e basteve. Ato flasin edhe për një aksident të rëndë të ndodhur dje në Gjirokastër, me 5 të vdekur dhe 1 të plagosur.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Shqiptarët, pa viza para Krishtlindjet”, i cili citon faktin sesi shumica e eurodeputetëve i kanë dhënë dje miratimin vendimit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplasen 2 makina, 5 të vdekur, 1 i plagosur”, referuar aksidentit tragjik dje në mbrëmje. Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Masterat, kuotat për çdo degë”, referuar vendimit të fundit të qeverisë.

“KLD inspekton gjykatën e Tiranës, nuk ka transparencë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Liberalizimi/ PE voton, vizat hiqen para Krishtlindjeve”, i cili zbardh vendimin e Parlamentit evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Meta-Ruçi, replika në Kuvend për hapjen e kutive”.

Ndërkaq, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Nëna 24-vjeçe ndahet nga jeta me foshnjën e vdekur në bark”.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Obama emëron shqiptarin e parë në krye të FZHASH, Ylli Çabirin ”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ndërkombëtarët, 22 vërejtjet për Gjykatën Administrative”, i cili tregon detaje nga raporti i organizatave ndërkombëtare si USAID apo ERALIUS për ligjin e pamiratuar të Gjykatës Administrative.

“Liberalizohen vizat, MPJ: Ja rregullat për të lëvizur jashtë në zonën Shengen”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Ben Blushi: Më mirë ushtar në PS, sesa gjeneral pa parti”.

“Sulo Gradeci: Meraku më i madh, shëndeti i Enverit pas vitit 1072” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Topi: Çdo politikan që ka abuzuar, të përballet me ligjin”, i cili tregon deklaratat e bëra dje nga presidenti i Republikës, lidhur me akuzat e përfshirjes së politikanëve në aktivitete mafioze.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “200 mijë euro për prishjen e dënimit me burg për jetë”.

Ndërsa çështja e diktaturës, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Gjirokastër, hapet debati për futjen e Enver Hoxhës në muze”.

“Reggio Emiglia- Shoqatat e emigrantëve, në protestë për familjen e lënduar” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “PE, vendim historik për liberalizimin e vizave”, i cili i referohet vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ligjet me 84 vota, zbulohet takimi Nano-Meta”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Prudentino, Ina Rama vë bastet nën sekuestro”.

Ndërsa në rubrikën “integrimi” do të lexoni “Spahiu, kontroll të befasishëm në gjykatë”.

n.e/NOA

KOMENTE