Tiranë, 9 Tetor, NOA - Pijet e gazuara, për shkak të përbërësve të tyre, mund të aktivizojnë qelizat nervore në hundë dhe në gojë, duke shkaktuar ndjesi kruarjeje deri diku në mes të shqetësimit dhe dhimbjes të vërtetë.
Në këtë përfundim ka dalë një studim në University of Southern California, udhëhequr nga Dr. Emily Liman dhe botuar në "Neuroscience".
Ekipi i mjekëve shqyrtoi qelizat që rrjedhin nga strukturat nervore të hundës dhe të gojës. Këto qeliza më pas u vunë në kontakt me pijet e gazuara. Kështu u vu re se këto solucione të gazuara aktivizonin një qelizë të veçantë, qe përmban gjenin TRPA1, i cili vepron si një receptor i dhembjes. Doktoresha shpjegon, se procesi i dioksidit të karbonit në këto pije shkakton reagime të ndryshme: për disa është një pije e këndshme dhe aromatike, për të tjerët një bezdisje apo një dhimbje, e ngjashme me ato që shkaktohen nga ushqimet pikante.
a.e./NOA