English

Produkte ushqimore pa etiketa, inspektorët gjobitin 4 subjekte me 6 milionë lekë

Fier, 8 tetor, NOA - Mëse subjekte të cilat nuk i kishin pajisur me etiketën përkatëse, produktet ushqimore të destinuara për tregtim, janë gjobitur me 6 milion lekë nga departamenti i Inspektimit të Ushqimit në Fier pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kjo pasi etiketimi i produkteve ushqimore të destinuara për konsum njerëzor është një kusht i domosdoshëm të cilin në bazë të ligjeve në fuqi duhet ta aplikojnë të gjithë operatorët e biznesit ushqimor.

E konkretisht, nga inspektimet që u bënë në Fier, nga ana e inspektorëve janë lënë detyra për çdo subjekt me afate të përcaktuara sipas problematikave që janë hasur.

Ekspertët e ushqimit kanë pohuar se në kushtet kur produktet ushqimore nuk kanë asnjë informacion në shqip, kjo përbën një shkelje të rëndë të ligjit pasi konsumatori e ka të pamundur të orientohet në lidhje me përmbajtjen e këtyre produkteve dhe kushtet në të cilat këto produkte duhet të ruhen apo të konsumohen.

Kontrollet në qarkun e Fierit kanë vazhduar më tej duke inspektuar edhe tre operatorë të tjerë biznesi, përkatësisht tre magazina ushqimore të cilat përveç mungesës së etiketës në produktet që tregtonin kishin shumë mangësi.

Konkretisht, u gjobit subjekti "Syrja Sinani”, që siguronte shitje me shumicë të mallrave ushqimore dhe industriale, me një detyrim 1 milionë lekë; subjekti "Ilmi Sinani” me të njëjtin profil biznesi, që u penalizma me 3 milionë lekë, si edhe subjekti "Aishe UKU", që u gjobit gjithashtu me 1 milionë lekë.

n.e/NOA

KOMENTE