English

Qëlloi me automatik në gjendje të dehur, arrestohet

Shkodër, 8 tetor, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 37-vjeçarin Ded Gërmusha, lindur dhe banues në fshatin Toplanë të Shkodrës.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, e kanë kryer këtë arrestim pasi ky person në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër, me armë zjarri automatik.

Nga ana e policisë, gjatë kontrollit të bërë në banesën e Ded Gërmushës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik model 56, si dhe dy krehëra me 25 copë fishekë.

U kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të lartpërmendurit iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

n.e/NOA

KOMENTE