Tiranë, 8 tetor, NOA – Një takim mirëseardhje, por edhe shtrim i problemeve të opozitës para autoritetit të OSBE-së në Tiranë. Ky është thelbi i bisedës së zhvilluar sot me kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe Ambasadorit të ri të OSBE në Tiranë, Eugen Uollfarth.
Burime nga Partia Socialiste bënë të ditur për Agjencinë NOA se në takimin e zhvilluar pak minuta më parë mes Ramës dhe Uollfarth tema kryesore ka qenë shqetësimi i opozitës shqiptare për zgjedhjet.
Kryesocialisti e ka njohur ambasadorin me situatën aktuale dhe betejën një vjeçare të opozitës në kërkim të transparencës.
a.k/NOA