Uashington, 8 tetor, NOA - Komiteti i Mbrojtjes në Uashington publikoi dje një raport shok, i cili citon faktin se si fondet e akorduara nga SHBA me miliarda dollarë për agjencitë e sigurisë, shpesh përfundojnë te rebelët talebanë.
Konkretisht, raporti citon sesi fondet amerikane që përdoren për të paguar sigurinë private në Afganistan kanë përfunduar në duart e kryengritësve talebanë, duke nxitur korrupsionin e përhapur në vend të Azisë.
Sipas raportit, qeveria e SHBA do të jetë në gjendje për të verifikuar punësimin e kontraktuesve privatë që punojnë për autoritetet e saj në Afganistan, edhe pse ata kishin nënshkruar kontrata me vlerë disa miliardë dollarë mungesa e kontrollit, gjë që ka çuar në rezultate katastrofale.
"Varësia jonë nga kompanitë private të sigurisë në Afganistan është shumë shpesh në dobi të kryekomandantëve lokalë dhe agjentëve që veprojnë jashtë kontrollit të qeverisë, e kundër interesave të Koalicionit Ndërkombëtar”, tha Karl Levin, kryetari i komisionit. Duke shtuar se kjo situatë rrezikon sigurinë e trupave të aleatëve në Afganistan dhe rrezikon suksesin e misionit të tyre atje. Komisioni, i cili studioi më shumë se 125 kontrata të sigurisë të miratuara nga Pentagoni në mes të periudhës së viteve 2007-2009, gjeti defekte sistematike, madje edhe në kontrollin nga kompani të sigurimit të cilësisë së trajnimit të marrë nga ana e personelit të tyre të armatosur.
n.e/NOA