Tiranë, 8 Tetor 2010 NOA Përditësimi i fundit: 22:23:06 - Kombetarja e Shqiperise ka arritur te shenoje nje gol barazimi ne fund te pjeses se pare te ndeshjes qe po ndiqni, pasi me heret ne minuten e 21-te ishte Bosnje Hercegovina ajo qe mori avantazh.
93' Ka perfunduar ndeshja mes dy kombetareve te Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines me rezultatin e barabarte 1-1. Ekipi kuqezi mban keshtu vendin e pare ne grup ne pritje te nje tjeter ndeshjeje qe luhet neser mes Frances dhe Rumanise.
91' Eshte minuta e pare e kohes shtese, nuk ka asnje ndryshim te rezultatit.
90' Jemi ne fund te pjeses se yte dhe po ndiqni minute pas minute gjithcka po ndodh ne kete ndeshje te vlefshme per Eliminatoret e Evropianit 2012.
85' Jemi ne prag te perfundimit te ndeshjes, duhen edhe 5 minuta qe te mbyllet koha e rregullt, rezultati serish vijon i barabarte 1-1.
84' Iken Hamdi Salihu, vjen ne fushe per minutat e fundit te ndeshjes, Jahmir Hyka.
78’ Beqaj gjendet i gatshëm në një goditje që përpiqet të realizojë Mjudza
75' Dzeko godet me koke drejperdrejt Beqjan, nuk ka reagime nga treshja gjykuese.
68’ Lila përpiqet të kapë një top në krahun e djathtë. Pas një pasimi në zonë, ndalet nga Pandza dhe humb kështu një rast për të kaluar kombëtaren tonë në avantazh.
66’ Gjergji Muzaka lë fushën dhe në vend të tij hyn në lojë Gilman Lika.
64’ Muzaka ka gabuar në një goditje me të majtën.
60' Jane 60 minuta loje dhe rezultati vijon te jete i barabarte 1-1.
53’ Edhe një tjetër karton i verdhë, këtë herë për kapitenin e kombëtares së Bosnje Hercegovinës, Spahiç. Kartoni erdhi pasi ai kreu një ndërhyrje të parregullt ndaj Andi Lilës.
49’ Muzaka futet në një duel me Luliç në krahun e djathtë të sulmit. Fillimisht e fiton këtë duel por menjëherë më pas humb një krosim që e kreu të gabuar.
01’ Pjesa e Dytë – Nis pa Erjon Bogdanin ndeshja pasi kombëtarja jonë ka kryer kështu ndërrimin e parë duke aktivizuar tani Ervin Skelën.
46' Minuta e pare shtese, Shqiperia barazon 1-1 permes nje goli te shkelqyer nga Klodian Duro.
27' Bogdani humb nje mundesi te perseritur te kuqezinjve per te shenuar.24' Jane rreth 1600 tifoze nga Bosnje Hercegovina qe gjenden ne stadium dhe shume prej tyre po hedhin fishekzjarre ne fushe duke krijuar shqetesim. Reagon Lorik Cana, kerkon nga gjyqtaret qe te merren masa.
21' Shenon kombetarja e Bosnje Hercegovines. Goliu realizua nga numri 18, Vedad Ibiseviç.
18' Shqetesime ne fushe per shkak te hedhjes se fishekzjarreve. Perfaqesues te stadiumit bejne thirrje me altoporlante qe te mos hidhen fishekzjarre ne fushe.
14’ Dzeko kerkon te depertoje ne krahun e djathte, ndalet nga Dallku.
12’ Pianiç ekzekuton nje goditje denimi. Nuk ka rrezik për Beqajn.
09’ Gjyqtari ka akorduar një karton të verdhë, i pari për këtë ndeshje dhe që e merr Erjon Bogdanin. Kartoni erdhi pas nje ndërhyrjeje te ashpër.
04’ Duro nuk shfrytëzon siç duhet nje goditje denimi per Shqipërinë dhe humbet një shans të mundshëm goli.
02’ Goditje dënimi per Bosnjë-Hercegovinën, ne krahun e djathte te sulmit. Harkimi ne zone spastrohet nga Dallku.
01’ Nis ndeshja në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, topi i pare nga qendra luhet nga përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës.
Lexoni: 12 trajnerët e 22 fitoreve të Shqipërisë
Formacionet
Shqipëria (Sponsore, Plus Mobile)
Arjan Beqaj Andi Lila Lorik Cana (C) Armend Dallku Kristi Vangjeli Gjergj Muzaka Klodian Duro Ervin Bulku Ansi Agolli Hamdi Salihi Erjon Bogdani
Bosnje-Hercegovina
Kenan Hasagiç Emir Spahiç (C) Adnan Mravac Elvir Rahimiç Miralem Pjaniç Zvjezdan Misimoviç Haris Medunjanin Senad Luliç Mensur Mjudza Vedad Ibiseviç Edin Dzeko
Njëzet e tre lojtarët e thirrur nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për ndeshjen e kundër Bosnjës (8 tetor), sfida e tretë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, kanë pasur fate të ndryshme në fillimkampionatet e ndryshme ku ata aktivizohen, duke shijuar të tre rezultatet: fitore, barazim, humbje, por dhe mosaktivizime me skuadrat e tyre. Pak orë përpara ndeshjes kyçe të kualifikueseve të Shqipërisë, “Albania-sport.com” bën një skanim të “23 shqiponjave” që janë në dispozicion të ndihmëstrajnerit të Kombëtares, Xhemal Mustedanagiç. Në dy takimet e para, Shqipëria barazoi 1-1 me Rumaninë në Pietra Neamnt dhe fitoi 1-0 me Luksemburgun në Tiranë. PORTA Arjan Beqaj (Olimpiakos, Qipro): Zgjedhja e parë e katërkëndëshit kuqezi ka një përvojë të madhe. Veterani kosovar luan si titullar me Olimpiakos Nikosias në Qipro, madje është kapiteni i skuadrës. 35-vjeçari ka luajtur 4 nga 5 ndeshjet e këtij edicioni në kampionatin qipriot. Olimpiakos renditet në vendin e fundit në Superligën qipriote. 6 gola të pësuar nga Beqaj. Gjithsesi, Beqaj është zgjedhja e parë në Kombëtare: 1 gol i pësuar në dy ndeshjet e këtij edicioni. Isli Hidi (Dinamo, Shqipëri): U kthye nga Ukraina për të luajtur me kampionen në fuqi të Shqipërisë, Dinamon, por fatkeqësisht, trajneri argjentinas, Blanko, e sheh si zgjedhjen e dytë, pas Alban Hoxhës. Dinamo kryeson kampionatin shqiptar me 15 pikë në gjashtë ndeshje, por 29-vjeçari Hidi ka luajtur vetëm tri prej tyre, pasi tri në të tjerat ka luajtur Hoxha. Tre gola të pësuar nga Hidi. Mbetet alternativë e dytë dhe te Kombëtarja. Samir Ujkani (Novara, Itali): Portieri i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë protagonist me Novarën e Serisë B. Portieri i dytë kosovar i kuqezinjve, vazhdon të jetë një protagonist në Itali. Debutuesja Novara ndodhet në vendin e dytë në Serinë B, me 4 pikë më pak se Siena (17). 22-vjeçari Samir Ujkani ka luajtur 6 nga 7 ndeshjet e kampionatit, duke pësuar 7 gola, kundrejt 12 golave që shënuar Novara. MBROJTJA Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë) - Mbrojtësi kosovar është një figurë e rëndësishme si te Kombëtarja ashtu dhe te Vorskla Poltava në Ukrainë, që renditet në vendin e 6-të pas 12 javësh në Vysha Liga, një kampionat me 16 ekipe. 25-vjeçari Dallku është aktivizuar rregullisht në të gjitha takimet, madje ka shënuar dhe një gol në fitoren 2-1 të Vorsklës kundër Metalurg Zaporizhjes. Dallku mbush më 16 tetor 26 vjeç. Një festë që mund të ishte shumë e bukur nëse Shqipëria do të merrte rezultate të mira ndaj Bosnjës dhe Bjellorusisë. Kristi Vangjeli (Aris, Greqi) – Mbrojtësi i majtë i Aris të Selanikut është aktivizuar në dy nga pesë ndeshjet skuadrës së tij në këtë edicion të Superligës greke, por ka në llogari edhe dy ndeshje në Ligën e Europës. Arisi i tij është duke bërë një sezon të mirë në Superligën greke; vendi i 3-të pas 5 ndeshjes, 3 më pak se Olimpiakos i Pireut, 12 pikë. Gjithsesi, 25-vjeçari Vangjeli mbetet një opsion i mirë në krahun e majtë të mbrojtjes të Kombëtares. Lorik Cana (Gallatasaraj, Turqi) – Gallatasaraji i Stambollit nuk është duke bërë një fillimsezoni të madh në Superligën turke: pas shtatë javësh ndodhet në vendin e 7-të, me 12 pikë, 4 më pak se Bursaspori kryesues, 16 pikë (një ndeshje më pak). Zëvendëskapiteni i Shqipërisë, 27-vjeçari Lorik Cana, është aktivizuar në 5 nga 7 ndeshjet, por vetëm në 3 prej tyre si titullar, gjithsej 197 minuta lojë. Në ndeshjen e fundit kundër Karabuksporit u zëvendësua në minutën e 28-të. Gjithsesi, në Kombëtaren shqiptare Loriku është i pazëvendësueshëm. Andi Lila (Tirana, Shqipëri) – Mbrojtësi kavajas i Tiranës ka luajtur pesë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani Superligën shqiptare. Zëvendëskapiteni bardhelu është një figurë kyçe te rekordmenët shqiptar, por që nuk kanë bërë një fillimsezonit të mirë: vendi i 6-të në kampionatin me 12 skuadra. 24-vjeçari Lila ka shënuar një gol kundër Elbasanit. Lila ka luajtur në të dyja ndeshjet e Kombëtares në këtë edicion: kundër Rumanisë luajti 90 minuta, por ndaj Luksemburgut, vetëm 1 minutë. Endri Vrapi (Skënderbeu, Shqipëri) – Mbrojtësi 28-vjeçar ka minuta të plota aktivizimi me skuadrën korçare: 6 ndeshje, 6 aktivizime, 540 minuta. Gjithsesi, me Kombëtaren në këtë edicion nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet zyrtare. Elvin Beqiri (Khazar Lankaran, Azerbajxhan) – Mbrojtësi me përvojë i disa ekipeve të huaja, 30-vjeçari Elvin Beqiri, po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e tij Khazar Lankaran, vendi i 2-të në kampionat, 18 pikë, një më pak se Nefti kryesues (19 pikë). 7 ndeshje të plota për Elvin Beqirin, madje dhe me dy gola decizivë në dy fitore 1-0 të skuadrës së tij. Një rikthim i merituar në Kombëtare. Mund të rezultojë një zëvendësim efikas në vendin e Debatik Currit të dëmtuar, pavarësisht së Kuzheja kundër Portugalisë e Gjeorgjisë i shpiku vendin në mesfushë. Edmir Teli (Karabak, Azerbajxhan)– Mbrojtësi shkodran e ka fituar me meritë rithirrjen në Kombëtare, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë minutë. Karabaku i tij ndodhet aktualisht në vendin e 6-të në Premier Ligën azere. 6 ndeshje për 29-vjeçarin, i famshëm për mbulimin e rreptë ndaj Kristiano Ronaldos. Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan)- Këmbëmajti polivalent është një titullar i padiskutueshëm te Karabaku. Gjashtë ndeshje për 27 vjeçarin e palodhur (540 minuta), ku luan në rolin e mesfushorit, ndërkohë që në Kombëtare – 2 ndeshje, 1 asist në golin e Muzakës në Rumani – luan edhe në rolin e mbrojtësit. Agolli ka një rol të jashtëzakonshëm për ecurinë e mirë të Karabakut në Ligën e Europës, ku eliminua nga Borusia e Dortmundit në turin e katërt. MESFUSHA Ervin Skela (pa ekip):Kapiteni dhe fantazisti i Kombëtares është ende pa skuadër, por stërvitjet me amatorët e Shalke 04 e kanë mbajtur në formë. Goli i tij i fundit është ai kundër Irlandës së Veriut, dhe ndaj Bosnjës e Bjellorusisë synon të tjerë në misionin e tij për të arritur golashënuesin më të mirë historik të kuqezinjve, Alban Bushin (14 gola) me të cilën e ndan vetëm një distancë prej një goli. Kuzheja i beson shumë Skelës, dhe rreth tij do ta ndërtojë formacionin edhe Mustedanagiçi. Klodian Duro (Lask Linc, Austri):Mesfushori shumërolësh i Kombëtares luan me Lask Lincin e vendit të fundit në Bundesligën austriake: vetëm 5 pikë në 10 ndeshje. 32-vjeçari Duro ka luajtur 2 ndeshje në kampionat, por ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës (me penallti) në barazimin 3-3 të Laskut kundër Materburgut, por e famshme është tripleta e tij në Kupën e Austrisë në fitoren 4-2 kundër Solenaut. Duro mbetet gjithmonë një frymëzues me Kombëtaren dhe trajneri Kuzhe ia di vlerat: 2 aktivizime të tij në 2 ndeshjet e para (171 minuta). Gilman Lika (Diarbakispor, Turqi) – Mesfushori shkodran aktivizohet me Diarbakisporin, një skuadër që si objektiv ka mbijetesën në kategorinë e dytë turke (vendi i 15-të në një kampionat me 17 skuadra). 23-vjeçari Gilman Lika është aktivizuar në 3 nga 6 ndeshjet e skuadrës (238 minuta), duke shënuar madje një gol në ndeshjen kundër Akhisarit. Mesfushori i majtë Lika mbetet një lojtar interesant si opsion i dytë. Ervin Bulku (Hajduk i Splitit, Kroaci) – Zotëria “88” (numri që mban Bulku në fanellë) i Hajdukut është një figurë potente e mesfushës së Kombëtares. Një digë e vërtetë në mesfushë shkatërruese, duke e merituar vendin si një pasues i denjë i Altin Lalës, i thirrur pas një dëmtimi të gjatë, madje për herë të parë qysh kur Kuzheja ka marrë bankinën kuqezëzë. Bulku është aktivizuar në 3 nga 10 ndeshjet e Hajdukut, por dhe në 2 ndeshje për Ligës së Europës. Gjithsesi, numri i vogël i ndeshjeve nuk është një reflektim i cilësive të tij se sa koha që iu desh të përshtatej me skuadrën e tij të dytë të huaj. Jahmir Hyka (Panionos, Greqi):Fantazisti Hyka ka luajtur pak minuta te Panionosi i vendit të parafundit në kampionatin grek: 3 ndeshje për 22-vjeçarin, 69 minuta në total. Autori i golit më të shpejtë në historinë e Kombëtares në miqësoren kundër Lihtenshtejnit (2-0), synon minutat e tij kundër Bosnjës, ashtu si Kuzhe e përdori për 10 minuta në ndeshjen kundër Luksemburgut (1-0). Hyka e pranoi vetë: më shumë minuta te Panionosi, më shumë minuta te Kombëtarja. Altin Lala (Hanover 96, Gjermani) – Ish-kapiteni Lala vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe natyrisht nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Bosnjës. 72 ndeshje për Lalën, një më pak se rekordmeni Foto Strakosha. Gjergji Muzaka (Dinamo, Shqipëri) – Mesfushori i majtë është një vlerë e re e Kombëtares. Goli i tij në Rumani, i pari në një ndeshje zyrtare i ka dhënë një tjetër përmasë dhe imazh te kuqezinjtë. Me Kombëtaren: 2 ndeshje, 1 gol. Me Dinamon këtë sezon: 5 ndeshje. Emiljan Vila (Dinamo, Shqipëri): Mesfushori i huazuar nga Dinamo e Zagrebit, është aktivizuar 5 ndeshje, duke shënuar dy gola për Dinamon e Tiranës, madje në një ndeshje, atë në fitoren 2-1 kundër Besës së Kavajës. Vuan nga një dëmtim i lehtë. Elis Bakaj (Dinamo, Shqipëri) – Është ndoshta titullari më i vlefshëm i Dinamos. Me 5 gola në 6 ndeshje, 23-vjeçari Elis Bakaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit shqiptar. Gjithsesi, Kuzheja nuk e ka aktivizuar asnjë minutë në dy ndeshjet zyrtare. SULMI Erjon Bogdani (Çezena, Itali): Me dy golat e tij në tri ndeshjet e para, ku spikat ai në fitoren 2-0 kundër Milanit e që e bëri protagonist në mediat italiane, madje me shkrime speciale për të. Në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010 ishte shënuesi më i mirë i Kombëtares, 3 gola, por në kualifikueset e Europianit 2012, ende nuk e ka lënë shenjën e tij. 12 golat e tij me Kombëtaren ndonjëherë duken se janë pak për një sulmues me cilësitë e tij. Sulmuesi 33-vjeçar është aktivizuar në të gjashtë ndeshjet e kampionatit, duke qenë një protagonist i vërtetë në skuadrën e Fikadentit: 502 minuta lojë, 2 gola (kundër Leçes dhe Milanit), praktikisht golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Hamdi Salihi (Rapid Vienë, Austri): Është sulmuesi i momentit në Kombëtaren shqiptare. Autori i golit fitues kundër Luksemburgut, por dhe lojtari që ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet e fundit të kuqezinjve. Edhe me Rapidin e Vjenës shkodrani 26-vjeçar rezulton si shënuesi më i mirë: 3 gola për të, kundrejt 2 golave që ka realizuar holandezi 31-vjeçar Jan Venegor of Heselink. “Gerd Myleri” shqiptar është një lojtar që nuk fal në zonën e rreptësisë dhe mund të rezultojë sërish deciziv edhe në ndeshjet kundër Bosnjës dhe Bjellorusisë. Edmond Kapllani (Padeborn, Gjermani): Sulmuesi durrsak e ka fituar një vend në historinë e statistikave të futbollit shqiptar, si golashënuesi më i mirë i Kombëtares në një edicion kualifikues të kampionateve europiane: 5 gola. Në dy ndeshje e para të këtij edicioni Kuzheja nuk ka preferuar ta aktivizojë asnjë minutë, por Kapllani me 3 golat e tij rezulton si golashënuesi më i mirë i Padebornit të tij. Burimi: Albania-sport.com