Kaliforni, 8 tetor, NOA – Morali, lind me njeriun apo zhvillohet gjatë rrugës së rritjes së tij?
Kjo është përgjigjia që kanë dashur të gjejnë përmes një studimi ekspertët e Universitetit të Kalifornisë, sipas të cilëve, instinkt i vetë-ruajtjes nga e keqja qëndron në qarqet e trurit tonë, ashtu siç ne shkojmë në kërkim të ushqimit kur jemi të uritur, drejt të ftohtë dhe të nxehtit kur ndiejmë të kundërtën dhe kur ne jemi gati për seks për të qetësuar instinktet tona.
Sipas tyre, janë qarqe të posaçme të trurit që rregullojnë kontrollin e instinkteve të mbijetesës dhe mirëqenies individuale, një numër ndryshimesh ky si rezultat i evolucionit.
Konkretisht, ata deklarojnë se zhvillimi i trurit në pjesën ballore të tij, kanë bërë të zhvillohet tek njeriu aspekti i shoqërisë dhe ai i mirësisë.
Ndërkaq, studimi tregon sesi një rezultat kyç për dimensionin social është arritur kur vetja është zgjeruar për të përfshirë të tjerët. Kështu, fëmijët, të afërmit dhe shokët janë të bashkuar kështu në sferën e miqësisë në tru, duke u shkuar pas atyre dhe duke i mbrojtur ato.
Oxytocin, është një ndërmjetës i dinamikës mes mendjes dhe trupit, i cili luan një rol qendror në procesin e përshtatjes nervore në themel të jetës shoqërore.
Sikundër, studiuesit mundën të identifikojnë edhe dy ndryshime të tjera evolucioniste, të cilat përbëjnë një pikë kthese për shoqërinë dhe moralin.
Ka gjasa që zgjerimi i pjesës ballore të trurit të jetë përgjigjia e evolucionit të të mirës dhe krijimit të një kapaciteti gradualisht më fleksibël për të planifikuar dhe vlerësuar pasojat e vendimeve të tyre.
Studimi përfundon duke sqaruar sesi rregullat nuk janë në themel të moralit, por janë përpjekje për të shprehur vlerat që i kanë rrënjët në trurin tonë.
Imponimi i rregullave të ndodh kur madhësia e grupit rritet apo kur jeta sociale arrin një nivel të kompleksitetit që kërkon dinamizëm, me të cilin do të mund të zgjidhim mosmarrëveshjet dhe të marrim vendime.
n.e/NOA